Vrasja e Sel Çamit, shoqërohet në polici djali i Ben Qimes dhe dy të tjerë

Aktualitet

Vrasja e Sel Çamit, shoqërohet në polici djali i Ben Qimes dhe

Tre persona janë shoqëruar në polici për vrasjen e Sel Çamit, identiteti të të cilit është Selami Hasani, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Fier.

Mes të shoqëruarve është edhe djali i Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja, si dhe dy persona të tjerë, të cilët do të merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Isufajt në Fier.

Konflikti mes familjes Isufaj dhe Hasani ka nisur në vitin 1997 duke shkaktuar 6 viktima dhe dhjetra të plagosur ndër vite.

60 vjeçari Hasani u vra sot me breshëri plumbash në oborrin e banesën së tij në lagjen “1 Maji” në Fier vetëm një javë pasi kishte dalë nga burgu. I plagosur mbeti nipi i tij, Jakup Hasani, 47 vjeç.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion