Vaksinimi nuk ndalet në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë

Në Maqedoni, vijon vrullshëm procesi i vaksinimit. Lajmin e bën me dije Ministria e Shëndetësisë, duke bërë me dije se janë aplikuar gjithsej 800.168 doza të vaksinave, ndërsa 318.900 qytetarë janë rivaksinuar.
Sipas të dhënave të fundit të MSH-së, dje janë vaksinuar gjithsej 19.274 qytetarë, prej të cilëve 6.385 e kanë marrë dozën e parë. Sipas të dhënave të fundit, 62% e popullsisë mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 59 % e popullsisë mbi 65 vjet ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 54% e popullsisë mbi 60 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës dhe 44% e popullsisë mbi 50 vjet është vaksinuar me një dozë të vaksinës.


