Rindërtimi nga tërmeti, Rama nxjerr pamjet nga lagja ‘5 Maji’ në Tiranë

Aktualitet

Rindërtimi nga tërmeti, Rama nxjerr pamjet nga lagja ‘5

Në total 3500 apartamente do të ndërtohen në lagjen 5 Maj në Tiranë për banorët të cilëve ju shkatërruan banesat për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i rindërtimit në Tiranë, ndërkohë që shton se do të ndërtohen gjithashtu edhe 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”.

“Lagjia 5 Maji në kantierin e Rilindjes pas tërmetit. 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT