Tronditet Fieri, vri'tet me armë zjarri një person, dyshime për hakmarrje
Lajmifundit
/
23 November 2026, 09:59
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në qytetin e Fierit. Raportohet se një person është ekzekutuar. Viktima është identifikuar si Selami Hasani, i cili eshte gjendur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen 1 Maji, Fier.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se kishte vrarë 23 vite më parë një familjar të Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta. Nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e krimit, ndërsa priten detaje të tjera nga policia për ngjarjen.


