Murrizi: Spiropali do votojë sërish në rresht, 99% se kanë kuptuar pamfletin e saj

Politikë

Murrizi: Spiropali do votojë sërish në rresht, 99% se kanë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi, ka komentuar përplasjet e ashpra brenda PS-së. Në një intervistë, Murrizi u shpreh se nuk është në dijeni të ndonjë vendimi zyrtar të marrë nga Asambleja e PS-së për largimin e Plarent Ndrecës dhe Elisa Spiropalit.

“Nuk di të jetë votuar në Asamblenë e PS-së për largimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Asambleja është organi më i lartë i partisë dhe nuk e di kush i ka përjashtuar, por ata megjithatë kanë stilin e tyre ku flet “Shoku Enver” dhe të gjithë duartrokasin në rresht.”, u shpreh Murrizi.

Ish-deputeti i PD-së kritikoi ashpër reagimet e dy figurave të Partisë Socialiste, duke i akuzuar për aktrim. Kjo, sipas tij, për faktin se të dy nisën t’i kundërviheshin partisë ku aderojnë vetëm në momentin kur u larguan nga funksionet që mbanin. Pra, për Murrizin, loja është e qartë: kur preken interesat personale, nis kundërshtimi ndaj partisë mëmë.

“Po të flasësh pasi ke ikur nga 10 funksione ku ke qenë si veshka mes dhjamit dhe të thuash sot kur ka 14 vite që shqiptarëve u vihet shkelmi në fyt, me heshtjen tënde ke vrarë jo pak shqiptarë, të ka ardhur mirë të bësh tendera, të kanabizohet vendi atje ku ka dashur Rama dhe tani nuk flasin.”, tha Murrizi.

Murrizi theksoi se deputetja socialiste Elisa Spiropali do ta “ulë” kokën dhe do të vijojë të votojë në Kuvend çdo reformë apo projektligj, krah socialistëve. Sipas tij, deklaratat e saj të fundit nuk duhen marrë seriozisht, pasi bëhet fjalë vetëm për një luftë fjalësh dhe jo veprimesh.

“Spiropali do të votojë sërish në rresht për 1 me mandatin e deputetit në Kuvend.
Po e morën vesh 99% e socialistëve në atë pamfletin që ka bërë Elisa, të më thërrasësh mua këtu.

Jo trëndafilat, jo po kjo, jo po ajo, nuk e ka kuptuar askush.

Ke quan kërcënim Elisa?

Këta që shajnë në FB?”, deklaroi Murrizi.

Murrizi shtoi se, nëse Spiropali ndihet e kërcënuar apo e rrezikuar, përse nuk i drejtohet drejtësisë, gjithmonë nëse këto kërcënime janë konkrete.

“Me emra konkretë, nëse e kanë kërcënuar me të vërtetë.

Këtu është SPAK-u.

Shko edhe kallëzoji, edhe shpifësit nëse kanë shpifur lart e poshtë.

Janë dënuar njerëz me gjobë për shpifje.

Ose në SPAK nëse ke një kërcënim të fortë, të vetja, të familja, se unë nuk e di kush e ka kërcënuar atë.”, shtoi Murrizi./

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion