Lidhi e dhunoi deri në vdekje të moshuarin gjatë grabitjes, arrestohet shqiptari në Greqi

Aktualitet

Lidhi e dhunoi deri në vdekje të moshuarin gjatë grabitjes,

Një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar në Greqi. Mësohet se ka rënë në pranga 32-vjeçari shqiptar, i cili ndodhej në kërkim prej dhjetorit të vitit 2011, pas një vrasjeje të kryer në fshatin Laliot të Korinthit.

I riu shqiptar, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij, kishin hyrë në banesën e një të moshuari, me qëllim grabitjen e tij. Pjesëtarët e bandës e kishin goditur egërsisht të moshuarin, duke e lidhur dhe duke e lënë të vdekur në dhomën e tij.

Të njëjtët autorë kishin hyrë edhe në banesën e vëllait të viktimës, duke e grabitur në po të njëjtën mënyrë makabre. Nga hetimet është zbuluar se anëtarët e kësaj bande kryenin grabitje në banesat e të moshuarve në Athinë, Korinth, Fokidha e Larisa, duke shkaktuar edhe viktima.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion