Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit, arrestohen xhaxha e nip në Kukës

Aktualitet

Tentuan të merrnin me forcë 42-vjeçarin pas konfliktit,
Një konflikt mes tre personave në Kukës ka përfunduar me tentativa për heqjen me forcë të lirisë dhe dhunë fizike. Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e dy personave, xhaxha e nip, të moshave 45 dhe 24 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, pas një konflikti për motive të dobëta me një 42-vjeçar, dyshohet se ata i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte ky i fundit në aksin Kukës–Krumë, e kanë goditur me sende të forta dhe kanë tentuar ta marrin me forcë. Në automjet ndodhej edhe një punonjës policie, i cili ndërhyri për të neutralizuar situatën.

Njoftimi:
Kukës/Zbardhen rrethanat dhe motivi i konfliktit të ndodhur ndërmjet 3 shtetasve, më datë 20.11.2026.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetasit e shpallur në kërkim (xhaxha e nip), të cilët dyshohet se i prenë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte 41-vjeçarin me të cilin ishin konfliktuar dhe tentuan të merrnin me forcë.

Shërbimet e Policisë të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, kapën dhe ndaluan shtetasit në kërkim: S. J., 45 vjeç dhe S. J., 24 vjeç (xhaxha dhe nip), banues në Gjinaj, Has.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, më datë 20.11.2026, janë konfliktuar me shtetasin V. D., 42 vjeç, për motive të dobëta. Disa orë më pas, në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, dyshohet se i kanë prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi V. D., së bashku me një punonjës policie, dhe kanë tentuar ta marrin me forcë shtetasin V. D., duke e goditur me sende të forta, si dhe duke dëmtuar automjetin e tij.

Punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për të neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion