Makina bombë shpërthen në Kolumbi, 12 të plag'osur, shkatërrohet selia e qeverisë lokale

Bota

Makina bombë shpërthen në Kolumbi, 12 të plag'osur,
Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës qytetin e Villavicencios, në Kolumbinë qendrore, pasi një automjet i mbushur me eksploziv shpërtheu pranë selisë së autoriteteve lokale.

Nga shpërthimi nuk raportohet për viktima, ndërsa të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas agjencisë AFP, shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar plotësisht ndërtesën ku ndodhej selia e qeverisë lokale në prefekturën Meta, si dhe duke dëmtuar objekte të tjera publike.

Shpërthimi shkaktoi panik në qytet. Sipas gazetarëve të AFP-së në vendngjarje, fasadat e ndërtesave u dëmtuan, xhamat u thyen dhe në rrugë u krijua një krater i madh. Gjithashtu, në qendër të qytetit pati ndërprerje të energjisë elektrike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion