Shqipëria përgënjeshtron pretendimet për sulmin ndaj korvetës ruse: Nuk kemi asnjë përfshirje

Aktualitet

Shqipëria përgënjeshtron pretendimet për sulmin ndaj
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të hënë ka dalë me një reagim lidhur me raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

Në reagim bëhet me dije se raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Më tej, Ministria thekson se Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë.

“I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thuhet më tej në reagim.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion