Jemeni nën sulme ajrore saudite, 25 persona të vr'arë ose të zhdukur

Bota

Jemeni nën sulme ajrore saudite, 25 persona të vr'arë ose
Situata e sigurisë në Jemen është përshkallëzuar, pasi rebelët Huthi pretendojnë se 25 persona janë vrarë ose rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Arabia Saudite në jugperëndim të vendit. Gjashtë persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Sipas agjencisë së lajmeve SABA, të lidhur me lëvizjen Ansarallah, avionët luftarakë sauditë kanë goditur disa automjete dhe kamionë në zonën Wadi Mabak, në provincën Lahj.

“Numri i viktimave nga sulmet e avionëve sauditë ndaj makinave dhe kamionëve në Wadi Mabak ka shkuar në 25 persona të vrarë ose të zhdukur, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur”, raportoi agjencia.

Të njëjtat burime pretendojnë se prania e vazhdueshme e avionëve luftarakë në zonë po pengon operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak i rebelëve Huthi, Yahya Shariah, paralajmëroi të hënën, më 23 nëntor, se sulmet ajrore nuk do të mbeten pa përgjigje, duke kërcënuar me hakmarrje ndaj Arabisë Saudite.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion