U raportua se ka marrë 250 gjobë nga Gjykata Themelore, Kurti: Më dënojnë nganjëherë mua, por ju mos u mërzisni

Kosovë&Rajon

U raportua se ka marrë 250 gjobë nga Gjykata Themelore, Kurti: Më

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi në rrjet u raportua se është dënuar me 250 euro nga Gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mos paraqitjes në (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Për gazetarët u shpreh se ndonjëherë e dënojnë mirëpo ka sugjeruar që këta të fundjt të mos mërziten për këtë.

“Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzitni ju”, ka deklaruar Kurti, sipas mediave në Kosovë.

Albin Kurti është paralajmëruar që nga fundi i viti i kaluar se nëse nuk dëshmon në prokurori, do të gjobitet.

Ai ka kërkuar vazhdimisht që prokurorët t’i shkojnë në zyrë dhe ka thënë se ka precedent për këtë, por gjykata e ka urdhëruar atë që të dëshmojë në prokurori

ME TE LEXUARAT