Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit...

Aktualitet

Dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara,
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka ndarë historinë e Fatbardhës, nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara, e cila është një nga përfitueseve të politikës së re të mbështetjes sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja bën me dije se me dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, Fatbardha do të përfitojë mbështetje financiare të dyfishuar për djalin e saj, Redin.

Gjithashtu, ajo do të përfitojë njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për përkujdesjen ndaj të birit.

Sipas ministres, kjo politikë synon të rrisë mbështetjen financiare për familjet që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Fatbardha, nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara, është një nga përfitueset e politikës së re të mbështetjes sociale. Me dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, ajo do të përfitojë mbështetje financiare të dyfishuar për djalin e saj, Redin, si dhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për përkujdesjen ndaj tij”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion