Fermerët do të përfitojnë mbështetje për 7 vite, ndryshon ligji për bujqësinë

Aktualitet

Fermerët do të përfitojnë mbështetje për 7 vite,
Skemat e mbështetje së fermerëve në Shqipëri do të kenë një program më afatgjatë .Qeveria ka ndryshuar ligjin për bujqësinë duke e përafruar atë me standardet e Bashkimit Europian dhe disa nga ndryshimet kryesore lidhen me mënyrën e ofrimit të mbështetjes financiare.

Në draft përcaktohet se  nuk do të aplikohen më skema vjetore dhe do të kalohet në një  programim 7-vjeçar . Në relacion thuhet se  programi 1-vjecar i financimit  u jepte fermerëve pak siguri për vitet në vijim dhe nuk krijonte  një lidhje të qartë ndërmjet nevojave të sektorit, ndërhyrjeve të zgjedhura dhe rezultateve të matshme

Në projektligj përcaktohet se vëmendje e veçantë do t’u kushtohet fermerëve të rinj, fermave të vogla dhe atyre familjare, përmes pagesave plotësuese dhe mekanizmave të thjeshtuar të mbështetjes.

Një  tjetër ndryshim i rëndësishëm është edhe një kontroll më i fortë mbi subvencionet. Projektligji parashikon ngritjen e Sistemit të Integruar të Administrimit dhe Kontrollit, e madje Sistemi do të përdorë të dhëna satelitore, regjistrin e fermave dhe regjistrin e kafshëve.

Po ashtu një detaj tjetër i ri në projektligj është edhe detyrimi për zbatimin e objektivave  mjedisore dhe klimatike. Subvencionet do të jenë të lidhura edhe me angazhimin  për mbrojtjen e biodiversitetit, përdorimin e qëndrueshëm të tokës dhe ujit, reduktimin e emetimeve dhe përmirësimin e mirëqenies së kafshëve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion