Nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, gjobitet Albin Kurti!

Kosovë&Rajon

Nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, gjobitet Albin Kurti!

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që nuk ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast.

Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti përsëri nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, kryeministri kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar gurthemelin e një çerdhe.

Pas këtij veprimi të kryeministrit të vendit, Gjykata e Prishtinës, e ka dënuar atë me 250 euro.

 

ME TE LEXUARAT