Ndodh në Tiranë/ Braktisi qenin, dënohet qytetari. Kafshoi një grua ndërsa kishte dalë nga liqeni

Aktualitet

Ndodh në Tiranë/ Braktisi qenin, dënohet qytetari. Kafshoi

Një burrë i cili braktisi qenin e tij ndërsa kishin dalë për shëtitje në liqenin artificial të Tiranës, sot mund të ishte duke bërë burg. Por pse?

Qytetari me inicialet Th. M, u përball me një proces gjyqësor ,ku akuzohej se ai braktisi qenin e tij, dhe si pasojë kafsha lëndoi një shtetase e cila kishte dalë shëtitje me qenin e saj po në zonën e liqenit artificial.

Si pasojë e kafshimit, zonja në fjalë, për 9 ditë nuk ishte në gjendje pune, ndërsa mori trajtim edhe në spital.

Në dosjen që Top Channel ka parë për rastin thuhet se: Shtetasja E.V ndodhej tek Liqeni Artificial i Tiranës për shëtitje me qenin. Ndërkohë që pranë saj është afruar një kafshë shtëpiake, qen, i cili ishte i shoqëruar nga i pandehuri Th.M. Në një moment, qeni e ka kafshuar në parakrahun e djathtë shtetasen. Pas kësaj ajo ka shkuar në Spitalin e Traumës ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Pasi shqyrtoi gjithë faktet, gjykata vendosi që të shpallë fajtor të Th. M për kryerjen e veprës penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, të parashikuar nga neni 207/a/l i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

Por duke qenë se i pandehuri është një person pa precedent penalë e që nuk përbën kërcënim për shoqërinë, u vendos si përfundim zëvendësimi i dënimit me burgim me detyrimin për të kryer një punë në interes publik, për një kohë prej 40 orësh.

“Gjykata çmon se, izolimi i të pandehurit nga shoqëria do të sillte një dëm në jetën personale dhe familjare të të pandehurit dhe nuk do të ndihmonte aspak në arritjen e qëllimit kryesor të dënimit, edukimin dhe rehabilitimin e tij, por do të kthehej në një ndëshkim dhe shpagim”, thuhet në arsyetimin e gjykatës

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion