Një minutë heshtje për 10 emigrantët e vdekur, Kuvendi në Kosovë nis ndryshe sot

Ditën e sotme është mbledhur Kuvendi i Kosovës. Ndryshe nga herët e tjera, kjo seancë, sugjeruar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca ka nisur me 1 minutë heshtje për 10 emigratët që humbën jetën 4 ditë më parë në Kroaci.
“Propozoj që ta mbajmë një minut heshtje për t’i nderuar 10 bashkëatdhetarët tanë të cilët para tre ditësh në aksidentin tragjik në Kroaci e humbën jetën”, tha Konjufca para deputetëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën që shkoi, pasi autobuzi me emigrantë kosovarë që vinte nga Gjermania u përmbys. Shkak u bë përgjumja e shoferit, duke sjellë vdekjen e 10 emigrantëve. Shoferi aktualisht është në burg në Kroaci.


