Shengen Ballkanik, Vuçiç thirrje Kosovës: Është e hapur për këdo, nëse duan lëshime nga Serbia të na bashkohen

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës për mediat në Shkup tha se nisma e “Minishengenit Ballkanik” nuk ka asnjë kufi ndarëse dhe është e hapur për cilindo që kërkon të bëhet pjesë, duke u parë kjo si një ftesë për Kosovën.
“E shoh që sa herë kurdo që shfaqemi, në një kohë që tre vendet tona kanë mbi 12 milionë qytetarëve, kjo nënvlerësohet. Autokritika e Ramës është ku është Prishtina, unë them ku është Sarajeva. Ne zgjedhim, të gjithë zgjedhin rrugën e tyre. Nëse kishim bërë këtë nismë me Bosnjën dhe Malin e Zi, do të më akuzonin se po bëj Serbinë e madhe. Një gjë e tillë do të thonin edhe nëse një gjë e tillë ndodh edhe mes Shkupit dhe Tiranës.
Asnjë normal s’e artikulon këtë, edhe në epokën e sotme të rrjeteve sociale. Ideja është që të gjithë të marrin pjesë, të jemi të drejtë. Ne po krijojmë këtë si një nismë ekonomike, për qarkullimin e njerëzve, mallrave, e këtë nismë nuk e përdorim për të zgjidhur problemet dypalëshe. Edhe të tjerë të bashkohen në këtë nismë edhe nëse do të kërkonin ndonjë lëshim nga Serbia.
Mos gjejmë justifikime për mos arritjen e marrëveshjes. Ka të tjerë që s’kanë probleme me ne. Bosnja, Mali i Zi. S’kam asnjë ide, se përse ata s’marrin pjesë këtu. Dot ë jetë e vështirë, sepse do të ketë pengesa. Duhet të kemi 0 pritje në kufij, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirisht. Mendoni se kjo bëhet në një ditë? Jo, afatet zgjasin, por kjo do të bëhet e mundur për njerëzit. Të mos presin kur udhëtojnë, ne jemi të hapur për gjithçka. Nuk i them sheqeri është i mirë për trurin, mishi për muskujt, s’do të hash, mos hajde. Ne po bëjmë punën tonë. Na takon të rrisim ekonomitë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Do të jemi të suksesshëm kështu. Po flas si përfaqësues i një vendi që ka tërhequr 60% të investimeve të huaja direkte. Tre vendet tona do të tërheqin më shumë se 80% të investimeve. Kur krijon dasi dhe bën fushatë ndaj tjerë, jo kundër meje, sepse jam mësuar, por kjo fushatë që mund të bëhet edhe kundër Ramës. Ai po bën mirë për vendin e tij. E ardhmja do tregojë se kush ka bërë punë të mirë, për veten, qytetarët dhe vendin e tij”, tha Vuçiç.


