Burri i vë flakën gruas në Gjirokastër, reagon Basha: E tmerrshme, PD do ndërmarrë…

Kryetari i PD, Lulzim Basha, nuk ka vonuar të reagojë për ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Gjirokatër, ku një 72-vjeçar leu me benzinë dhe i vuri flakën bashkëshortes së tij. Përmes një postimi në Tëitter, Basha dënon dhunën ndaj grave.
“Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse.

Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shprehet Basha.


