Ushtronte vazhdimisht dhunë në familje, arrestohet 71-vjeçari "problematik" në Devoll

Policia e Devollit ka arrestuar një 71-vjeçar, i akuzuar për dhunë në familje. Policia bën me dije se shtetasi Xh.P, vetëm disa ditë më parë u arrestua pasi kanosi me thikë djalin e tij, ndërsa gjykata vendosi ta lë të lirë, me detyrim paraqitje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit Xh. P., 71 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë ka kanosur me thikë djalin e tij, shtetasin R. P., 41 vjeç.
Sqarojmë se ky shtetas është arrestuar 3 ditë më parë, për të njëjtën vepër penale dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë caktoi për të masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


