I mbijetoi aksidentit në Kroaci, rrëfen mes lotësh i riu: Shumicën e trupave e kemi largu vetë

Kosovë&Rajon

I mbijetoi aksidentit në Kroaci, rrëfen mes lotësh i riu:

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona. Një prej të mbijetuarve është Fidan Hajdari, i cili me lot në sy ka rrëfyer tmerrin.

“Vetëm kam udhëtu, nuk e kam pasë askënd të familjes. Rasti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë.

I mbijetoi aksidentit në Kroaci, rrëfen mes lotësh i riu:

Më ka dalë gjumi, e kam pa që jemi duke u përplasur por se kemi pritur që ka me qenë kaq tragjik. Fati që kemi shpëtuarshumica, fati i keq është që 10 prej neve nuk ia kanë dalë. Autoritetet kroate i kisha falenderu kanë bërë një punë shumë të mire. Kam qenë në pjesën e mesme të autobusit në katin e sipërm. Po, shumicën prej tyre i kemi largu vetë trupat… E kam lajmëru familjen, janë informu edhe prej mediave”, rrëfye mes lotësh, i riu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion