Sardenja nën pushtetin e zjarrit, Franca vendi i parë që ofron ndihmë
Lajmifundit
/
26 July 2021, 08:14
Bota

Sardenja prej ditës së djeshme është nën pushtetin e zjarrit, duke shkrumbuar mijëra hektarë pyje.

Ministri i Jashtëm i shtetit fqinj, Luigi Di Maio, ka theksuar se forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, si dhe ka falenderuar ndihmën e ofruar nga shtetet e tjera ndaj tyre.

“Dy aeroplanë janë rrugës nga Franca.

Dua të falenderoj zyrtarisht këtë shtet për ndihmën që po na ofron”, tha ai. Ndërkohë që mediat italianë bëjnë me dije se nuk ka viktima nga kjo ngjarje, as të lënduar në rrezik për jetën.

Aktualisht janë evakuuar 400 banorë.


