Rikthehet i nxehti afrikan në vend, temperaturat pritet të shkojnë 39 gradë
Lajmifundit
/
26 July 2021, 07:53
Aktualitet

I nxehti afrikan rikthehet në Shqipëri, duke kushtëzuar mot të kthjellët gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do sjellë kalime vranësirash në zonat veriore ku rrezikon edhe ndonjë rrebesh afatshkurtër, duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë me kthjellime dhe temperatura të larta.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 17°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 39°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.


