Zjarri në malin Dukat të Vlorës vijon prej 4 ditësh, shkrumbohen më shumë se 30 hektarë kullota
Lajmifundit
/
26 July 2021, 08:00
Aktualitet

Zjarri në malin e Dukati vijon që prej 4 ditësh, duke shkaktuar dëme të mëdha. Mësohet se janë djegur hektarë të tërë me shkurre e kullota, ndërsa tymi e flaka kanë mbuluar një pjesë të territorit. Sipas informacioneve zyrtare, aktualisht, janë shkrumbuar më shumë se 30 hektarë.
Ndërkohë, mësohet se terreni për zjarrëfikësit është shumë i vështirë. Puna e tyre vijion të jetë me mjete rrethanore, për shkak se është e pamundur transportimi i pajisjeve të specializuara në zonat ku ka rënë zjarri.


