E rëndë në Greqi, një i moshuar gjendet i gozhduar në kangjella
Lajmifundit
/
23 July 2021, 13:38
Bota

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Mësohet se një i moshuar është gjetur i gozhduar në kangjellat e një blloku pallatesh në Kalithea.
Sipas mediave lokale, oficerët e policisë e kanë gjetur burrin në kushtet ekstreme. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët bënë të mundur lirimin e të moshuarit të pajetë nga gozhdat dhe kangjellat.
Policia po e heton rastin si një vrasje të mirëmenduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse autorët ndërmorën vendimin e rëndë.


