Kërkoni të zbardhni fytyrën, ja metodat më të mira natyrale për t’a bërë këtë

Soft

Kërkoni të zbardhni fytyrën, ja metodat më të mira

Kujdesi për fytyrën duhet të jetë maksimal. Ka mënyra natyrale për ta bërë këtë, dhe në këtë artikull do keni këshillat.

Trajtimi me kos dhe vaj bajamesh; Acidi laktik i pranishëm tek kosi ndihmon në rregullimin e pehashit të fytyrës duke e bërë kështu një nga përbërsit më të mirë për trajtime. Bashkimi me vajin e bajames do t’i japë fytyrës tuaj butësi dhe shkëlqim.

Përbërësit; 40 ml kos
5 ml vaj bajamesh

Përgatitja; Përzieni në një enë kosin me vajin e bajameve dhe më pas masën vendoseni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të veproje për 15-20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Këtë trajtim këshillohet ta përdorni 2-3 herë në javë.

Kërkoni të zbardhni fytyrën, ja metodat më të mira

Trajtimi me vaj limoni dhe vaj trëndafili; Vaji esencial i limonit dhe ai i trëndafilit e ndihmon fytyrën tuaj të tonifikohet natyralisht.

Përbërësit; 6 pika vaj esencial limoni
6 pika vaj esencial trëndafili

Përgatitja; Përzieni të dy vajrat në një enë dhe vendoseni masën mbi fytyrë të pastër para gjumit. Në mëngjes lani fytyrën si zakonisht dhe përdoreni këtë trajtim të paktën tre herë në javë.

Trajtimi me drithëra, qumësht dhe livandë; Drithërat për fytyrën kanë një rol të rëndësishëm e të njohur tashmë. Ato parandalojnë aknet, irritimet dhe skuqjet e fytyrës.
Gjithashtu funksionojnë si një pastrues natyral i qelizave të vdekura. Livanda me qumështin nga ana tjetër e qetësojnë dhe i japin shkëlqim fytyrës tuaj.

Përbërësit; 20 gr drithëra
4 pika vaj esencial livande
45 ml qumësht

Përgatitja; Në një enë hidhni drithërat të cilat ju këshillojmë që të jenë të bluara. Po aty shtoni qumështin dhe vajin e livandës duke përzier derisa të formohet një masë e trashë. Vendoseni atë mbi fytyrë dhe lëreni 20 minuta për ta shpëlarë më pas me ujë të freskët.

Kërkoni të zbardhni fytyrën, ja metodat më të mira

Trajtimi me kamomil dhe mjaltë; Nëse keni fytyrë të lodhur, të tharë e të ashpër ky është trajtimi i duhur për ju.

Përbërësit; 15 gr kamomil i tharë
125 ml ujë
30 gr mjaltë

Përgatitja; Si fillim zieni ujin dhe në të hidhni kamomilin e tharë. Lëreni të lëshojë të gjithë esencën e tij në ujë derisa të ftohet paksa e më pas kullojeni. Lëngun përziejeni me mjaltin dhe me një pambuk ose napë aplikojeni në fytyrë dhe qafë çdo natë para gjumit.

Trajtimi me qumësht, portokall dhe mjaltë; Një paketë vitamine C dhe antioksidantësh që minimizojnë poret dhe i japin shkëlqim fytyrës tuaj.

Përbërësit; 45 ml qumësht
30 ml lëng portokalli
15 gr mjaltë

Përgatitja; Përzieni të gjithë përbërësit në një enë dhe vendosini në fytyrë dhe qafë. Lërini për 20 minuta të thahen dhe shpëlajini me ujë të bollshëm. Këtë trajtim rekomandohet ta përdorni dy herë në javë./AgroËeb

 

ME TE LEXUARAT