“Tokyo 2020”/ Ministrja Kushi: Sporti ia doli të triumfojë mbi pandeminë

Aktualitet

“Tokyo 2020”/ Ministrja Kushi: Sporti ia doli të triumfojë

Në prag të nisjes zyrtare të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila gjendet në ceremoninë hapëse të këtij aktiviteti mbarëbotëror, ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale.

Përtej diskutimeve mbi nisjen e këtyre lojërave olimpike, ministrja Kushi nënvizon se fatmirësisht sporti triumfoi mbi pandeminë COVID-19.

“Sa shumë diskutime dhe dyshime, por ja ku jemi!???? Pas pak #OlympicGames2020. Edhe pse një vit me vonesë, nën masa shumë të rrepta anti-covid dhe pa spektatorë, sporti ia doli të triumfojë mbi pandeminë”, shkruan Kushi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion