Shoferi rebel i Lamborghinit nuk "zë" mend, gjobitet sërish në Vlorë

Aktualitet

Shoferi rebel i Lamborghinit nuk "zë" mend, gjobitet sërish

Shqiptari nga Kosova, me Lamborghini gjobitet sërish nga policia. Pak ditë më parë ai u ndalua nga policia e Vlorës për shpejtësinë ekstreme, ndërsa dje, u ndalua nga policia në Borsh. Mësohet se emigranti nga Zvicra e kishte marrë makinën me qera, në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar ditë më parë në Shqipëri.

Kujtojmë se drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë gjobë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.

ME TE LEXUARAT