Qëlloi veten me thikë, 56-vjeçari në Tiranë shpëton mrekullisht

Aktualitet

Qëlloi veten me thikë, 56-vjeçari në Tiranë

Një 56-vjeçar në Tiranë ka qëlluar veten me thikë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, ndërsa sipas policisë, shtetasi ishte në kushte të rënduara psikologjike.

“Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 23.07.2021, rreth orës 06:45, në rrugën “Themistokli Germenji", dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëplagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. Xh.,  56 vjeç, i cili ndodhet në spital, për momentin jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT