Debati degradon në emisionin live, ish-zv. Ministri i Brendshëm rrihet me anëtarin e partisë (Video)

Bota

Debati degradon në emisionin live, ish-zv. Ministri i Brendshëm rrihet

Në një television në Moldavi, dy zyrtarë shteti kanë përfunduar në një sherr, pas debatit të fortë. Bëhet fjalë për anëtarin e Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat, i cili u u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan. Çdo gjë arriti këtu, pasi mes tyre pati akuza.

Mësohet se situata u acarua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat i cili iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë. E gjithë kjo ngjarje e pakëndshme, u transmetua live në televizion teksa mediat moldave shkruajnë se pas emisionit ata i dhanë dorën njëri tjetrit.

Tofilat ka kërkuar falje publike një ditë pas ngjarjes. Përmes një postimi në rrjete sociale ai thotë se dhuna është e papranueshme dhe mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla.

“Më vjen keq për incidentin në televizionin Jurnal. Ishte një situatë në të cilën nuk dija t’i kontrolloja emocionet e mia dhe pendohem për atë që ndodhi. Dhuna është e papranueshme, mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla. Më vjen keq për këtë incident”, shkruan Tofilat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion