Konstantinos Argyros në gjendje të vështirë shëndetësore, çfarë i ndodhi këngëtarit?

Këngëtari i njohur grek, Konstantinos Argyros, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të vështirë nga jeta personale, duke zbuluar se ka kaluar një ditë jo të mirë për shkak të helmimit nga ushqimi.
Të hënën, më 23 nëntor, artisti publikoi në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi bardhezi, ku shfaqet i shtrirë, duke lënë të kuptohet se nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë.
Përmes një postimi në Instastory, Argyros tregoi se kishte përjetuar helmim nga ushqimi, duke e cilësuar ditën si veçanërisht të vështirë.
“Kam pasur helmim nga ushqimi dhe ishte një ditë shumë e vështirë”, shkroi këngëtari, ndërsa në fund të mesazhit iu drejtua fansave të tij me fjalët: “Ju dërgoj gjithë dashurinë time”.
Postimi i artistit tërhoqi vëmendjen e ndjekësve, të cilët tashmë presin që ai të rikuperohet sa më shpejt dhe t'i rikthehet angazhimeve të tij artistike.


