Muzikë të lartë në lokal e në gomone, procedohen dy persona në Vlorë

Aktualitet

Muzikë të lartë në lokal e në gomone, procedohen dy

VLORË
Policia e Vlorës ka proceduar penalisht 2 persona për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndërkohë që ka sekuestruar edhe disa pajisje muzikore.

Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, kanë konstatuar dhe kanë proceduar për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit:

-B. L., banues në Tiranë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në lokalin e tij.
-O. B., banues në Vlorë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke mbajtur muzikë të lartë në një mjet lundrues tip gomone.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT