E rëndë në Fier, 47-vjeçari vetëvritet me pistoletë në dyqanin e tij

Aktualitet

E rëndë në Fier, 47-vjeçari vetëvritet me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier. Një 47-vjeçar ka vetëvrarë veten me pistoletë brenda dyqanit të tij suvenir.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier.

Bëhet fjalë për Arjan Asllanin, pronarin e dyqanit suvenir por nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 47-vjeçarin të marrë një akt të tillë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion