Aksident në Tiranë, makina e policisë përplas 55-vjeçarin që ecte me biçikletë

Aktualitet

Aksident në Tiranë, makina e policisë përplas

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Myslym Keta ku një makinë policie me drejtues efektivin P.N. ka përplasur 55-vjeçarin që udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi me iniciale A.G. është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.


Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Myslym Keta” mjeti me drejtues shtetasin P. N. (punonjës policie) pjesë e grupit të kontrollit të territorit, është përplasur me një biçiklist me iniciale A. G., rreth 55 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion