Modelja dhunohet nga ish-dashuri teksa ndodhej në një klub nate

Bota

Modelja dhunohet nga ish-dashuri teksa ndodhej në një klub nate

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal natë në Besiktas.

Modelja turke Gizem Akbas është rrahur brutalisht nga ish i dashuri i saj teksa ndodhej në një lokal nate duke u argëtuar me miqtë e saj.


Sipas mediave turke ish i dashuri i saj Mücahit İsmail Ayta e pa modele që u ngrit nga tavolina për të shkuar në tualet, i doli para dhe e goditi me grushta në fytyrë shumë herë.

Ai nuk ndaloi derisa Akbas u rrëzua në tokë dhe i dha fund dhunës me ardhjen e njerëzve që ishin aty pranë.

Pas incidentit modelja është shpehur:

''Rreth një vit më parë, vendosa të largohem nga ai sepse më tradhëtonte. Ai kurrë nuk e pranoi këtë. Unë dua që drejtësia të vendoset në mënyrën më të ashpër."

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion