“Videot e Adi Hilës janë lule!”, Berisha paralajmëron socialistët: Do t’ju dalin të gjitha me Gys Agasin

Politikë

“Videot e Adi Hilës janë lule!”, Berisha paralajmëron
Në fjalën e tij në Parlament, kreu i PD Sali Berisha iu drejtua socialistëve, duke i thënë se videot e kompozitorit Adi Hila janë lule para atyre që kanë ata me Ergys Agasin, tashmë i arrestuar.

Sipas Berishës të gjitha faktet do të dalin, ndërsa tha se “janë turpi i njerëzit”, ndërsa akuzoi socialistët, duke thënë se “arkivi e tyre e krimit nuk ka fund”.

“A mund të bllokoni një debat për transparencë për institucionin numër 1 të shtetit për sigurinë. A mundet ju të shkelmoni cdo interes vetëm për interesat e padrinos dhe tuajave personale. Se ju them unë se ju jeni pengje.

Ato videot e Adi Hilës  janë lule ca janë videot e Gys Agasit me ju. Videot e Gys Agasit janë turpi i turpeve të njerëzimit dhe do dalin. Mos qeshni, se jeni aty. Arkivi juaj e krimit nuk ka fund. Ndaj dhe ju kërkoni të mbyllni cdo gjë dhe të shkelni kushtetutën”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion