Aksidenti në Peshkopi-Maqellarë, humb jetën 74-vjeçarja, 6 të tjerë të plag'osur, publikohen emrat

Aktualitet

Aksidenti në Peshkopi-Maqellarë, humb jetën 74-vjeçarja, 6
Një aksident i rëndë automobilistik, me pasojë vdekjen e një 74-vjeçareje dhe plagosjen e 6 personave të tjerë, është shënuar mbrëmjen e të mërkurës, 7 tetor, rreth orës 21:30 në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë.

Dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Golf 5”, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, 74-vjeçarja ka humbur jetën, ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të plagosur:
   
Sildi Osmani 36-vjeç

Dael Manjani 18 vjeç

Leila Osmani 30 vjeç

Dhe 3 të mitur

Të plagosurit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, ata janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, gjendja e 6 personave të plagosur raportohet të jetë e stabilizuar.

Viktima e këtij aksidenti është identifikuar si Xhilape Osmani, 74 vjeçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion