Tri aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit/ Plagoset rëndë një grua (DETAJE)

Aktualitet

Tri aksidente brenda 30 minutash në Rrugën e Arbrit/ Plagoset

Tre aksidente rrugore janë regjistruar brenda një harku kohor prej vetëm 30 minutash në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, në aksin që lidh Matin me Rrugën e Arbrit.

Aksidenti i parë ndodhi pranë rrethrrotullimit të Rrugës së Arbrit, ku u përplasën dy automjete, një “Volvo” që lëvizte në drejtim të Klosit dhe një “Benz” që udhëtonte drejt Tiranës. Si pasojë, një grua mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Vetëm 500 metra më poshtë u regjistrua aksidenti i dytë, ku një automjet tip “Toyota” u përplas me një kamion që lëvizte në drejtim të Tiranës.

Dyshohet se automjeti i vogël ka rrëshqitur, duke kaluar në korsinë e kundërt të lëvizjes. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa “Toyota” ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e përparme dhe janë hapur edhe jastëkët e ajrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion