Mjeti "fluturon" nga rruga dhe përmbyset, dëme materiale dhe kaos në Lezhë
Lajmifundit
/
31 October 2026, 15:56
Aktualitet

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra.
Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i ri, ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u përplasur me disa objekte anësore, përpara se të përmbysej.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku i aksidentit. Policia pritet të përcaktojë rrethanat e plota të ngjarjes.


