Trazirat pranë Kuvendit, një i arrestuar dhe 7 të proceduar në gjendje të lirë

Aktualitet

Trazirat pranë Kuvendit, një i arrestuar dhe 7 të proceduar
Një person është arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pas protestës së zhvilluar një ditë më parë pranë Kuvendit.
 
Nga tetë personat e shoqëruar nga policia pas protestës, vetëm njëri është arrestuar, pasi dyshohet se ka goditur punonjës të policisë për shkak të detyrës.

Ndërkohë, shtatë personat e tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

 

ME TE LEXUARAT