Shisnin dr'ogë pranë shkollës, kapet me doza kok'aine e kana'bisi 17-vjeçari, procedohet i riu

Aktualitet

Shisnin dr'ogë pranë shkollës, kapet me doza kok'aine e
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të pastra”, duke goditur një rast të dyshuar të tentativës për shitjen e lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dy 17-vjeçarë pranë një shkolle në lagjen “Pavarësia”, të cilët dyshohet se do të shisnin doza narkotike.

Njëri prej të miturve, banues në Orikum, u arrestua, ndërsa bashkëmoshatari i tij, banues në Dukat, u procedua penalisht në gjendje të lirë. 

Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit fizik ndaj dy të rinjve, policia gjeti dhjetëra doza të dyshuara kokaine dhe Cannabis Sativa.

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, automjeti që drejtohej pa leje drejtimi nga 17-vjeçari i arrestuar, si dhe tre telefona celularë.

 
Sipas Policisë, operacioni u zhvillua pas administrimit të informacionit në rrugë operative për dy persona që dyshohej se do të shisnin lëndë narkotike pranë shkollave të qytetit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT