Vazhdojnë negociatat, PSG nuk ndalet së “luftuari” për Pogbanë

PSG vazhdon të luftojë për të marrë Paul Pogba. “The Athletic” raporton se kontaktet kanë rifilluar në mënyrë intensive në dy akse, PSG-Pogba dhe PSG-Manchester United. Edhe pse kontrata mes mesfushorit francez dhe klubit anglez skadon vetëm një vit nga sot, Manchester United nuk kërkon të ulë asnjë qindarkë nga 60 milionë eurot që i ka vendosur si çmim kartonit të futbollistit.
Pikërisht, këtu kanë nisur problemet. Pasi PSG kërkon të negociojë, por marrëveshje për momentin nuk ka, ndërkohë që dhe vetë Pogba pretendon 18 milionë euro në sezon.

Për momentin dëshira e PSG për ta sjellë futbollistin e kombëtares franceze në kryeqytetin e Francës është e madhe, por kërkesat e larta financiare të Manchesterit dhe të lojtarit kanë bërë që marrëveshja të jetë ende larg, edhe pse kontaktet janë shtuar ndjeshëm me shpresën e parisienëve që klubi dhe Pogba të reduktojnë deri diku pretendimet e tyre.


