Protestuesit hasen me kordonin e policisë në Rrugën e Kavajës, kthehen drejt qendrës së Tiranës, vijojnë marshimin
Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, por lëvizja e tyre është penguar nga forcat e policisë në Rrugën e Kavajës, ku është vendosur një kordon për të ndaluar avancimin e turmës.
Pas përballjes me bllokadën policore, qytetarët kanë ndryshuar drejtim, duke u kthyer nga qendra e kryeqytetit, ku vijojnë protestën në formë marshimi.
Fillimisht u raportua se protestuesit do të lëviznin drejt Kryeministrisë, por plani ka ndryshuar pas ndalimit në Rrugën e Kavajës. Më herët, ata kishin bllokuar qarkullimin edhe në Rrugën e Durrësit.
Deri në këto momente, marshimi po vijon pa përplasje apo incidente, ndërsa policia po ndjek nga afër lëvizjet e protestuesve dhe po monitoron situatën.