Raketat ruse ranë në juglindje, Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të territorit të Polonisë

Bota

Raketat ruse ranë në juglindje, Rutte: NATO do të mbrojë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar nga Varshava se Aleanca Atlantike do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak, pas rënies së raketave ruse në juglindje të Polonisë.

Rutte e cilësoi ngjarjen si një incident të rrezikshëm, të lidhur pa dyshim me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

 

Kreu i NATO-s bëri të ditur se kishte kontaktuar që një ditë më parë me kryeministrin polak, Donald Tusk si dhe me presidentin Karol Naërocki, për të diskutuar zhvillimet.

“Polonia është një aleat i fortë. Këtu keni forca të armatosura të shkëlqyera. Tani duhet të përcaktojmë me saktësi se çfarë ka ndodhur”, deklaroi Rutte.

Ai shtoi se komandanti i forcave të NATO-s në Europë do të bëjë gjithçka për të identifikuar dobësitë e mundshme në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës.

Sipas Rutte, ky vlerësim do të shërbejë për të përcaktuar nëse janë të nevojshme ndryshime në mekanizmat e mbrojtjes, me qëllim garantimin e sigurisë së vendeve anëtare.

“Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit polak”, theksoi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion