I lidhur në fshehtësi me një ish- konkurrente të “Për’puthen” gjatë emisionit, Elvisi rrëfen historinë (Video)

Elvisi i njohur si ‘Loco’ në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, ka folur për një emision Kosovar, për eksperiencën që kaloi. Moderatori, njëkohësisht edhe ish- konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani, e pyeti dhe ai tregon për këtë.
Sipas Locos, para se të futej në emision, ka qenë në njohje me një nga vajzat që u fut pas tij. Asnjëri prej tyre nuk e dinte këtë gjë. Ai ka treguar se bashkë me vajzën në fjalë janë futur pothuajse njëherësh. Ndërkohë, refuzoi të tregonte se kush është kjo vajzë.
Kujtojmë se Loco se përfundoi aventurën në emision, pasi u përfshi në një sherr me Arjan Konomin dhe Antonelën. Kështu ai hoqi dorë dhe u largua.


