Fier / Pas zjarrit në fushën e mbetjeve, dalin jashtë kontrollit flakët edhe në fshatin Gjorgoz

Aktualitet

Fier / Pas zjarrit në fushën e mbetjeve, dalin jashtë kontrollit

Në qytetin e Fierit duket se nuk ka paqe përsa i përket zjarreve që kanë përfshirë këtë qark, në pjesë të ndryshme të tij.

Sipas raportimeve ka dalë tërësisht jashtë kontrollit situata e zjarrit pranë fshatit Gjorgoz, ku dhjetëra hektarë me pisha, pemë frutore dhe ullinj janë komplet nën flakë.

Ndërkohë, zjarrfikëset e Fierit dhe Patosit kanë shkuar në vendngjarje për vënien nën kontroll të zjarrit, por temperaturat e larta dhe era favorizon më shumë përhapjen e flakëve.

Ndërkohë, forcave zjarrfikëse u ka ardhur në ndihmë edhe policia dhe banorë të zonës, të cilët po mundohen në çdo formë për të vënë nën kontroll situatën, por terreni është tepër i vështirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion