Thashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuar për jetën private: Është diçka e shenjtë

Showbiz

Thashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuar

Jeta sentimentale e këngëtares Kanita Suma është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë, pas një deklarate të saj, ku u pyet për arsyen se përse preferon ta mbajë larg publikut këtë pjesë të jetës.

Emri i artistes nga Shkupi është përfolur prej muajsh për një romancë me Besarin, djalin e çiftit të njohur të politikës shqiptare, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi.

Një histori që ka tërhequr interes jo vetëm për shkak të personazheve të përfshirë, por edhe për faktin se të dy të rinjtë kanë zgjedhur të mos e ekspozojnë hapur marrëdhënien e tyre.

Ndërsa mediat kanë publikuar vazhdimisht detaje për çiftin, Kanita duket se nuk ka ndërmend të japë shumë informacion për atë që ndodh në jetën e saj private.

E pyetur se përse nuk preferon të flasë për marrëdhëniet sentimentale, këngëtarja ka dhënë një përgjigje që lë të kuptohet se privatësia është një zgjedhje e vetëdijshme.

Thashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuar

“Preferoj të mos flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua, dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë. Besoj te syri”, është shprehur ajo.

Pikërisht kjo fjali ka marrë vëmendje, duke u interpretuar si një mënyrë për të mbrojtur një marrëdhënie që prej kohësh është pjesë e diskutimeve në median rozë. Kanita nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Besarin dhe as nuk ka dhënë hollësi për raportin mes tyre, por deklarata vjen në një moment kur emri i saj lidhet vazhdimisht me familjen Meta.

Gjithçka nisi të marrë përmasa publike në mars të këtij viti, kur Monika Kryemadhi la të kuptohej se djali i saj ishte në një lidhje me një artiste nga Shkupi.

Thashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuar

Deklarata erdhi gjatë një bisede në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Kryemadhi tregoi një episod nga jeta familjare, duke folur për qëndrimin e të birit ndaj përfshirjes së saj në filmin “Me Fat”.

Sipas rrëfimit të saj, Besari fillimisht kishte qenë skeptik për këtë projekt, por partnerja e tij kishte luajtur një rol të rëndësishëm për ta bindur dhe mbështetur.

Monika nuk e përmendi emrin e vajzës në atë moment, por theksoi se bëhej fjalë për një artiste nga Shkupi. Më pas, raportimet e mediave dhe informacionet e publikuara nga “Prive” identifikuan këngëtaren Kanita Suma si partneren e djalit të saj.

Thashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuarThashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuarThashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuarThashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuarThashethemet për lidhjen me djalin e Ilir Metës, Kanita e rezervuar

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion