Mbappe gëzon francezët: Ëndrra ime është që të fitoj Ligën e Kampionëve me PSG

Kylian Mbappe ka deklaruar së fundmi ëndrrën që ka. Nuk bëhet fjalë për Spanjën, por fitoren e Ligës së Kampionëve me PSG-në. “Ëndrra ime më e madhe do të ishte të fitoja Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain, kjo do të ishte shumë mirë. Por edhe të fitoja një Kupë e Botës edhe njëherë, edhe kjo do të ishte e mrekullueshme!”, deklaroi Mbappe.
Ndërkohë që kontrata e Mbappes skadon në qershor të vitit 2022 dhe ai ende nuk e ka rinovuar atë.

Mirëpo, në tentativat e klubit ai ka refuzuar duke deklaruar se ende nuk është përcaktuar për të ardhmen dhe “të ardhmes nuk i dihet”. Ndërkohë, ai ka treguar dëshirën për të shkuar në Spanjë.


