Vajza nuk duron më, pret pas 30 vitesh thonjtë e gjatë 5 metra

Soft

Vajza nuk duron më, pret pas 30 vitesh thonjtë e gjatë 5 metra

Njihuni me Ayanna Williams nga Houston të Teksasit e cila ka prerë thonjtë pas 30 vitesh. Vajza tregon se thonjtë e saj janë 5 metra dhe në vitin 2017 hyri në rekordin botëror Guinness për thonjtë më të gjatë në botë.

 

Mediat e huaja shkruajnë se Williams i preu thonjtë në një klinikë dermatologjike të Teksasit me të njëjtin mjet që kishte përdorur që prej herës së saj të fundit në 1990-ën. “Me ose pa thonjtë e mi, unë do të jem akoma mbretëresha. Nuk më bënjë thonjtë mua, unë i bëj thonjtë e mi!”, tha ajo.

Pas këtij vendimi, Ayanna ka treguar se plani i saj tani është që ti rrisë thonjtë 15 centimetra dhe se thonjtë e prerë do ti shfaqë për publikun në një muze, në Orlando të Floridës. Sigurisht që ajo gjatë kësaj kohe ka qenë e paaftë që të merrej me punë shtëpie.

ME TE LEXUARAT