Trajneri befason sportisten, i propozon live gjatë intervistës(VIDEO)

Soft

Trajneri befason sportisten, i propozon live gjatë intervistës(VIDEO)
Sportistja argjentinase Maria Belen Perez Maurice ishte duke dhënë një intervistë pas humbjes në garat e skermës, kur pas krahëve të saj del trajneri dhe personi me të cilën bashkëjeton prej vitesh, Lucas Guillermo Saucedo.

Ai iu afrua kamerës me një letër, ku i propozonte sportistes për martesë: “Dëshiron të martohesh me mua”! Sportistja u emocionua pa masë, shpërtheu këtë herë në lot gëzimi, duke pranuar propozimin.

 

ME TE LEXUARAT