Norvegji, afrohet meteori gjigand, nata “bëhet” ditë

Soft

Norvegji, afrohet meteori gjigand, nata “bëhet” ditë

Një “meteor jashtëzakonisht i madh” ndriçoi qiellin e rajoneve jugore të Norvegjisë, duke ofruar një spektakël zëri e ngjyrash, dhe një pjesë e tij mund të ketë goditur tokën, jo shumë larg kryeqytetit Oslo, thotë Reuters.

Për momentin, nuk ka raporte për të lënduar apo dëme material. Pohimet e personave që u kthyen në dëshmitarë të fenomenit nisën të mbërrinin nga ora 1 e mëngjesit. Aq shumë u ndriçua qielli, sa nata u bë ditë, thonë ata, ndërsa disa kanë nxituar ta regjistrojnë momentin e rrallë.Rrjeti Norvegjez Meteor po analizonte pamjet filmike dhe të dhëna të tjera në përpjekje për të përcaktuar origjinën e trupit qiellor.

Informacionet paraprake sugjerojnë se një pjesë e tij mund të ketë goditur tokën në një zonë të madhe pyjore, të quajtur Finnemarka, 60 km larg Oslos. “Kjo ishte një çmenduri” tha drejtuesi i këtij rrjeti, Morten Bilet.Meteori lëvizte me një shpejtësi rreth pesë deri në gjashtë sekonda, sqaroi ai. Disa dëshmitarë rrëfyen gjithashtu se ndjenë një shkulm të fortë ere në momentin e kalimit të meteorit, që u shoqërua me trysni të madhe në ajër.

Në 2013-tën, meteori që ra pranë qytetit rus Chelyabinsk, bëri që disa topa të zjarrtë të binin mbi një zonë të gjerë duke bërë që një valë e fortë të përplasej atje e të thyente xhamat e dritareve, ndërsa dëmtoi banesat e plagosi 1.200 persona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion